Dy shqiptarët në Britani i "merr në qafë" video në telefon
Anëtarët e dy grupeve kriminale të përfshirë në shitjen e kokainës në Warrington të Britanisë, janë dënuar me 120 vite burg gjithsej.

Udhëheqësit e grupit janë dy shtetas britanikë, ndërsa pjesëtarë janë edhe disa shqiptarë.

Kryesisht, pjesë e organizatave ishin punëtorët e lavazheve të makinave dhe fëmijët e klasës së mesme të joshur nga premtimi i pasurisë.

Pjesë e organizatës ishin edhe shqiptarët">shqiptarët Taulant Paja dhe Islam Grana. Paja kishte në pronësi një lavazh makinash në Birchwood, me bashkëpunëtorin e tij shqiptar Grana. Kreu i organizatës ndërlidhej me Pajën, i cili e udhëzoi Granën për të marrë një kilogram kokainë për ta dërguar atë në Middlesbrough.

Kur 27 vjeçari shqiptar u arrestua, në telefonin e Granës u gjet një video duke numëruar 150 mijë paund. Ai u burgos për shtatë vjet, ndërsa Paja, 22-vjeçar u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj.

Shtuar më 11/06/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori