Dy shqiptarët i kërcënojnë nënën për vdekje, italiani merr armën dhe tenton t'i vrasë
Pëlqej
Autoritet italiane kanë arrestuar një 41-vjecar, i cili tentoi të vriste dy shqiptarë. Ai u identifikua si Gianluigi Recrosio, kishte marrë një armë e tipit automatik, dhe shkoi me të në dorë afër lagjes ku gjendeshin dy shqiptarët, shkruan Ansa.it.

Por. Pas ndërhyrjes së policisë atij iu sekuestruan një automatik Zastava M70, si dhe një karikator me 28 plumba dhe 20 fishekë të tjerë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se shtetasi i tyre, Recrosio nuk ishte i panjohur për policinë italiane.

Nga ana tjetër mësohet se të arrestuarit iu sekuestrua edhe një motor i vjedhur. Ai akuzohet për “zotërim dhe mbajtje abuzive të armëve luftarake, kërcënim, rezistencë karshi zyrtarit publik”. Ai ka dhënë dëshminë e tij në polici, ku ka thënë se e dy shqiptarët i kërcënuan nënën me vdekje”.

Gruaja, 74 vjeç, jeton në atë pallat dhe të shtunën në mëngjes kishte thirrur të birin për t’i treguar për grindjen. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori