Vranësira dhe reshje shiu, sërish mot i paqëndrueshëm ditën e shtunë

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe kthjellimet do të bëhen prezente kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashesrhme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët të karaktërit lokal në veri ndërsa në pjesën tjetër reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afashkurtëra.

Kjo situatë do të mbete prezente deri në orët e mbrëmjes më pas pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Për temperaturat shikoni hartën e mëposhtme:

 


Shtuar 17.06.2023 07:05