Dy shqiptarë arratisen nga paraburgimi në Greqi
Rreth orës 14:00, dy shqiptarë të arrestuar kanë mundur të arratisen nga Komisariati i Policisë në Selanik. Shqiptarët të moshave 42 dhe 33 vjeç, dyshohet se kanë mundur të dalin nga dritarja e qelisë ku mbaheshin, pasi kanë hequr hekurat.

Ata do të transferoheshin sot në një burg. Sipas mediave greke, njëri prej tyre është arrestuar për vrasje të ndodhur në vitin 2009. Bëhet fjalë për 42 vjeçarin, i cili në momentin e arrestimit ka qëlluar me armë ndaj policisë, ndërsa 33 vjeçari është arrestuar për trafik droge. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2016, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori