Dy prindërit me COVID-19, vajzat: Mjekët këtu duan lekë, po na i vrasin
Të dëshpëruara, të pashpresa, dhe të revoltuara, dy motra të cilat kanë ardhur me urgjencë nga Franca, kërkojnë informacion për dy prindërit e tyre që janë të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi. Ato shprehen se nëna dhe babai janë shtruar 3 ditë dhe 2 ditë më parë, ndërsa deklarojnë se nuk iu është dhënë asnjë ndihmë mjekësore, dhe asnjë sqarim nga ana e mjekëve.

“Jam tu vdek, kam lënë 4 fëmijët rrugëve, nëse duan lekë të dalin dhe të thonë këtu. Babai im i ka dhënë votën Edi Ramës, dhe ja ku po vrasin. Ka tre ditë baba im këtu, ka 2 ditë nëna ime këtu, për çfarë e bëjnë, duan lekë. Nuk kemi asnjë informacion, nuk na lënë që të komunikojnë as me telefon.

Të vijë kryeministri këtu, i kanë lënë prindërit si qen, babi ka temperaturë, është shumë i lodhur dhe nuk u shkon doktor, nuk u shkon njeri. Kemi 20 vite që jetojmë në Francë dhe kurrë nuk e kemi parë këtë situatë që është këtu, kur të më vdes baba mua do më japin informacion, a është shtet ku o gocë.

Të më japin informacion për prindërit, do marr ambasadën franceze, janë të gjithë kurva këtu, nuk mendojnë se kanë prindër vetë, nuk del njeri të më thojë as gjendjen. Nuk i kanë bërë një serum babës sim, ia paguaj vetë ilaçet. Shkojnë rrinë nëpër kafe, tallin bythën, i lënë aty të vdesin.

Do lekë, do jap edhe lekë, vetëm më shpëtoni prindërit, janë mjekët më të degjeneruar në botë, si nuk më jep një njeri përgjigje, kush i përgjigjet babaës sim, nuk e di nëse i ka marrë apo jo ushqimet”, shprehet një prej motrave./faxweb

Shtuar më 12/08/2020, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori