Dy pikat e nxehta me PDSH-në
Albeu.com
Kryeministri gjatë fjalimit të tij ka hedhur poshtë pretendimet e BDI-së, duke potencuar se për tri çështje nuk është arritur pajtueshmëri, konkretisht për sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, statusin e ish pjesëtarëve të UÇK..Kryeministri gjatë fjalimit të tij ka hedhur poshtë pretendimet e BDI-së, duke potencuar se për tri çështje nuk është arritur pajtueshmëri, konkretisht për sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, statusin e ish pjesëtarëve të UÇK, si dhe zgjedhjen e qeverisë me Badenter, ndërsa ka potencuar se për të njëjtat çështje në vazhdimësi është në bisedime me partnerin e koalicionit, PDSH-në

Shkup, 23 korrik - Kryeministri Nikolla Gruevski në seancën urgjente gjatë ditës së hënë në parlament i ka thënë në sy liderit të BDI-së Ali Ahmeti se nuk është e vërtetë se VMRO-DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë nënshkruar marrëveshje. Sipas Gruevskit në takimin me Ahmetin është arritur marrëveshje për tri pika, për të cilat edhe nga bashkësia ndërkombëtare vlerësojnë se duhet të realizohen. Marrëveshje është arritur që 45 ligje nga numri i përgjithshëm të votohen me parimin e Badenterit, në Rregulloren e Kuvendit të futet një nen që Komiteti për Marrëdhënie të bashkësive ndëretnike të jetë me shumicë nga opozita dhe të miratohet një Ligj i veçantë për Komitetin, ku theks i veçantë do t'i vihej asaj pjese ku deputetët përpara marrjes së postit të deklarohen haptas për përkatësinë e tyre nacionale. Sipas tij, për tri çështje nuk është arritur pajtueshmëri, konkretisht për sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, statusin e ish pjesëtarëve të UÇK, si dhe Qeveria e ardhshme të votohet sipas parimit të Badenterit, duke shtuar se për të njëjtat çështje në vazhdimësi është biseduar me partnerin e koalicionit, PDSH-në. "Të gjitha ishin spekulime se janë arritur pajtueshmëri për këto tri pika. Nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar, asnjë aneks edhe pse u kërkua nga BDI-ja", sqaron Gruevski.
Ndërkaq, lideri i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij është shprehur se ekziston marrëveshje mes BDI dhe VMRO-DPMNE-së dhe se e njëjta duhet të respektohet, ngase takimi është mbajtur në prezencë të ndërkombëtarëve. Ahmeti theksoi se "për hir të vërtetës, punët duhet të tregohen ashtu siç janë dhe të mos marrin drejtim tjetër, me qëllim që Parlamenti mos të shndërrohet në teatër, në të cilin do të tregohet kush është patriot më i madh dhe kush ka vlera më të mëdha", ka thënë ai.
Paraprakisht, propozuesi i seancës urgjente Gjorgji Orovçanec, duke e arsyetuar nevojën për mbajtje urgjente të kësaj mbledhje, theksoi se Maqedonia ndodhet në krizë të madhe. Ai propozoi që në seancë të sillet përfundim në pajtueshmëri të të cilit Kuvendi do ta obligojë Qeverinë të përgatisë plan të aksionit për përmbushjen e angazhimeve të sakta, precize të gjitha institucioneve. Planin e aksionit, siç theksoi Orovçanec, Qeveria duhet t'ia prezantojë Parlamentit më së voni për shtatë ditë, ndërsa kryeministri, çdo të hëne të japë llogari para deputetëve për zbatimin e planit të aksionit, deri në marrjen e ftesës për hyrje në NATO dhe datë për negociata në BE.
nga Hajrie AZEMI , Koha
Shtuar më 24/07/2007, ora 18:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori