Dy pika shi bëjnë lëmsh një Shqipëri, disa zona në terr
Shqipëria nuk është një nga ato vende që mund t'i përballojë me dinjitet reshjet intensive të shiut.

Kështu kjo javë ka qenë me shira të vazhdueshëm duke shkaktuar disa probleme në vend.

Situata meteorologjike gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Vlorës ka shënuar reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, ç’ka ka lënë pa energji elektrike disa zona. Sipas prefektit të Vlorës, probleme për shkak të motit janë hasur në aksin rrugor Vlorë-Llogara, ku është punuar gjatë gjithë kohës për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Erërat e forta dhe reshjet e shiut kanë rrëzuar disa shtylla tensioni si dhe pemë të llojit pishë të zonës, të cilat kanë lënë zonën e Llogarasë pa energji elektrike duke bllokuar edhe aksin rrugor Vlorë-Llogara.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, ka qënë përgjatë të martës në një inspektim në zonën e Llogarasë, teksa ka vendosur në gatishmëri të gjitha insitucionet vendore për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës. Sipas prefektit të Vlorës falë ndërhyrjes në kohë, situata është përmirësuar dhe rruga tashmë është e kalueshme shkruan abcnews.

Mamaj thotë se probleme me energjinë elektrike kanë pasur zonat në Dukat, Tragjasë, Radhimë, Orikum, si edhe në fshatin turistik Zvërnec, banorët e të cilëve kanë qëndruar disa orë pa energji elektrike.
Shtuar më 13/11/2019, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori