Dy persona tentojnë të grabisin banesën në kryeqytet, çfarë iu gjet në shtëpi të dyshuarve (VIDEO)
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët tentuan të
vidhnin në një banesë.

Gjatë operacionit, në banesën me qira të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit tip pistoletë që dyshohet se këta shtetas e kishin me vete gjatë tentativës për të kryer vjedhjen.

Policia arrestoi shtetasit G. A. alias S. H., 23 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga këta shtetas, në rrugën “Egnatia”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, me një krehër me fishekë, të cilën dyshohet se këta shtetas do ta përdorin për të realizuar vjedhjen.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.
Shtuar më 11/03/2020, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori