Dy persona të maskuar tentojnë të vjedhin një exchange në Vlorë
Vlorë, dy persona me maska kanë tentuar të vjedhin një pikë të këmbimit valutor. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin Vlorë-Skelë, ku personat e maskuar janë afruar pikës së këmbimit valutor me qëllimin për ta grabitur.

Sipas burimeve të policisë autorët kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, posa kanë dëgjuar praninë e tyre.

Autorët janë shpallur në kërkim ndërkohë që forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin dhe arrestimin e dy grabitësve. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2015, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori