Një grabitje është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Bëhet me dije se një
gruaje i është rrëmbyer çanta, nga dy persona që udhëtonin me
motor, të cilët janë larguar me shpejtësi, pas grabitjes.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “
Bilal Golemi”, pranë Uzinës
Dinamo, ndërkohë që mësohet se
policia është vënë në ndjekje të grabitësve.
Ende nuk dihen më shumë detaje nga kjo ngjarje. Në orët në vijim
policia pritet të zbardhë detaje të tjera.
Shtuar më 05/06/2014,
ora 23:17