“Mbrojtën jetën me jetë”, Gledis Nano uron festat e fundvitit me familjarët e dëshmorëve (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka mbledhur në një takim për festat e fundvitit familjarët e të rënëve në krye të Policisë së Shtetit.

Nano është shprehur se ky takim është shprehje e solidaritetit, dhe sakrificës sublime për mbrojtjen e jetëve njerëzore.

Nano është shprehur se ky takim duhet të shërbeje gjithashtu për të kuptuar atë që gjithsecili duhet të bëjë më shumë në rritjen e sigurisë së shqiptarëve.

Gjithashtu Nano ka thënë se familjarët e të rënëve nuk janë vetëm, pasi sipas tij, dera e policisë është gjithmonë e hapur për ta.

Në fund të takimit janë shpërndarë edhe pako me dhurata dhe ndihma financiare të sponsorizuara nga kompani të ndryshme./albeu.com/