Dy mirditorët gjakosen për prona në Borsh, çfarë ndodhi dje mes dy familjeve (VIDEO)
Dy familje me origjinë nga Mirdita janë rrahur me njeri-tjetrin gjatë ditës së djeshme në Borsh të Sarandës për çështje prone.

Gjon Marku, 51-vjeçar ka sulmuar me sëpatë fqinjin dhe familjen e tij duke i lënë shenja të mëdha në kokë dhe trup.

"Papritmas na doli dhe me sëpatë në dorë dhe me hunj dy metra na kanë qëlluar, njoftuam policinë, dhe nuk erdhi se i ka paguar ky zotëria. Ai i ka blerë me lekë policinë dhe bashkinë e Himarës derisa policia nuk vjen në vendngjarje. Nuk erdhi as ambulanca, morëm taksi me ardhë në spital.

Më ka vrarë në kokë, dorë e këmbë. Mirë që erdhi një gjiton i joni që na shpëtoi. E kam rregulluar shtëpinë me gjak e shpirt deri sa e kam futur në legalizim, në 2005 kam paguar çdo lloj detyrimi për atë shtëpi, taksë vendore, drita e ujë. Ai gëzon shtëpinë time, unë rri në kasolle. Kam 4 vite nëpër procese gjyqësore, dhe të drejtën e merr ai e jo unë. O do të më shuajë ai mua, o unë atë se drejtësi s’po gjej kurrkund" shprehet Marku. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori