Pasi morën miratimin nga parlamenti i Shqipërisë, dy anëtarët më të rinj të kabinetit qeveritar,
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta
Xhaçka dhe
Ministri i Mbrojtjes, Niko
Peleshi janë betuar në Institucionin e Presidentit të
Republikës.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar,
Ministrja Xhaçka dhe
Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.
"Presidenti i
Republikës, Ilir Meta u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministres
Xhaçka dhe Ministrit
Peleshi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme.", njofton presidenca.
Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Shtuar më 04/01/2021,
ora 19:51