Dy mësues gjimnazi infektohen me COVID-19
Dy mësues gjimnazi në qarkun e Elbasanit janë infektuar me koronavirus.

Një nga rastet është shënuar në qytetin e Elbasanit dhe një tjetër në Cërrik.

Pas simptomave, mësuesit u janë drejtuar institucioneve shëndetësore për të bërë tamponin dhe përgjigja që morën sot ishte se janë të prekur nga sëmundja.

Mësuesit e prekur me Covid-19 janë karantinuar.

Pritet që t’u bëhet tamponi edhe kontakteve të tyre.
Shtuar më 02/10/2020, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori