Dy gjinekologët në gjykatë për masën e sigurisë
Dy gjinekologët e ndaluar për vdekjen e 35 vjeçares shtatzënë janë paraqitur paraditen e sotme në gjykatë, për masën e sigurisë.

Dritan Deçka dhe Helidon Klosi akuzohen për neglizhencë dhe mjekim të pakujdesshëm të gruas shtatzënë, ndërkohë që nuk ka dalë ende ekspertiza mjeko-ligjore.

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë paraprakisht 45 ditë burg si masë arresti. Aida Çajka vdiq në maternitet së bashku me beben e palindur dhe la pas burrin dhe dy fëmijë minorenë. /albeu.com/

Shtuar më 20/09/2016, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori