Dy fuçi me drogë në banesë, arrestohen babë e bir në Tiranë (VIDEO)
Policia e Tiranës ka vënë në pranga babë e bir si dhe ka sekuestruar një sasi prej 55 kg lëndë narkotike.

Policia bën me dije se fillimisht ka bërë ndalimin e mjetit e gjatë kontrollit në sendiljen e pasme të pasagjerit është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakterstike si ajo e lëndës narkotike.

“Duke qënë në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Avni Elezi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij Bajram Elezi, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e “Cannabis Sativa”, thuhet ne njoftim.

Njoftimi i plote i policisë

Tiranë.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ” END OF JULY”.
Sekuestrohen 55 kg lëndë narkotike.

Arrestohen në flagrancë atë e bir.

Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me forcat operacionale pranë D.V.P. Tiranë, në sajë të informacioneve që dispononte për shitje të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike që kryhej në zonën e Kamzës, ka ndërtuar punën për kapjen në flagrancë të autorëve të dyshuar.

Më datë 31.07.2017, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, shtetasit e dyshuar janë konstatuar tek qendra tregtare “Casa Italia”, duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, të cilin e drejtonte shtetasi Avni Elezi.

Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë ndalimi i mjetit, ku janë vënë re lëvizje të dyshimta të drejtuesit të mjetit dhe menjëherë është bërë kontrolli fizik i automjetit, ku në sediljen e pasme të pasagjerit është gjetur një letër e bardhë brenda të cilës kishte bimë ngjyrë jeshile me erë karakterstike si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”.

Duke qënë në kushtet e flagrancës shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Avni Elezi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në prezencën e babait të tij Bajram Elezi, në korridorin e një magazine janë gjetur dy fuçi ngjyrë të kuqe brenda të cilave kishte bimë ngjyre jeshile me erë karakteristike si ajo e “Cannabis Sativa”.

Në kushtet e flagrancës nga ana e seksionit të narkotikëve është bërë arrestimi i shtetasve :

Avni Elezi, 34 vjeç dhe Bajram Elezi, 66 vjeç, atë dhe bir, banues në fshatin Mener.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 55 kg lëndë narkotike.
– automjeti tip “Ford Focus”.
– 2 telefona celularë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2017, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori