Dy femije ne gjendje te rende, sot dite zie kombetare
Albeu.com
Shefi i reanimacionit në Spitalin Ushtarak, Petrit Zhurda informoi sot në mëngjes se gjëndja shëndetësore e të plagosurve në aksident mbetet e rëndë. Sidomos për dy fëmijë, njëri prej të cilëve Erikson Peraj.9 vjecari ka pësuar dëmtime të rënda në mushkëri dhe mjekët e Spitalit Ushtarak po këshillohen për transportimin e tij në Spitalin e Mushkërive, në Senatorium, për një mjekim më të specializuar. Mjekët thanë se fëmija i është nënshtuar operacionit gjatë gjithë natës.

“Situata e gjendjes shëndetore e të aksidentuarve ngelet e rëndë. Dy fëmijë ndodhen në bllokun operator. Një kishte dëmtime të barkut dhe dëmtime të kokës, dhe një fëmijë tjetër, i cili ka dëmtime të dy mushkërive dhe është operuar gjatë gjithë natës”.- informoi Shefi i reanimacionit në Spitalin Ushtarak, sot paradite rreth orës 08.30 minuta.

Doktor Zhurda tha se “të dy fëmijët mbahen me ventinlacion mekanik për arsye se në reanimacion nuk ka asnjë mundësi tjetër për ti trajtuar”. Mjeku reanimator shpreson se njëri prej fëmijëve do të shkëputet nga ventilacioni mekanik. Ndërsa fëmija tjetër, Erikson Peraj ngelet më rëndë , dhe do transportohet në Senatorium.
Për të plagosurit e tjerë mjeku informoi se dy gra janë në reanimacion me dëmtime të anësive, të stabilizuara, ndërsa 6 të sëmurë të tjerë janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar. Shefi i reanimacionit Zhurda tha se nuk kishte pasur nevojë për transfuzion gjaku, por bëri sërish apel “për të dhuruar gjak pasi në një sezon vere me raste të tilla përballemi përditë”.

Ndërkohë mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të dhurojnë gjak për personat e plagosur. (bw/albeu)
Shtuar më 18/07/2010, ora 10:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori