LUFTA/ Këto janë zhvillimet më të fundit në Ukrainë

Jemi në ditën e 29 të luftën në Ukrainë dhe situata është shqetësuese, me forcat ruse që vazhdojnë të bombardojnë edhe pse ato ukrainase duket se këto ditët e fundit kanë arritur të kundërsulmojnë dhe ta zbrapsin disi agresorin.

Kjo është një përmbledhje e ngjarjeve të fundit:

  • Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet të premten me refugjatët ukrainas në kufirin polako-ukrainas. Më shumë se dy milionë ukrainas kanë ikur në Poloni për t’i shpëtuar luftimeve
  • Një muaj pas pushtimit të Rusisë, presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky u ka thënë vendeve evropiane se kishin qenë “pak shumë vonë” ndaj kërcënimit të Moskës, duke sugjeruar se sanksionet e mëparshme mund të kenë penguar luftën.
  • Ai u bëri thirrje atyre që “të mos vonohen” në miratimin e kërkesës së Ukrainës për t’u bashkuar me BE.
  • Fjalimi i Zelensky pasoi një ditë intensive samitesh urgjente në Bruksel midis vendeve perëndimore të bashkuara kundër pushtimit të Rusisë.
  • Biden tha se NATO “do të përgjigjej” nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë, por nuk dha detaje se si. Perëndimi ka paralajmëruar për një skenar të tillë pasi lufta në Ukrainë zvarritet në javën e saj të pestë.
  • NATO konfirmoi gjithashtu se do të dërgonte 40,000 trupa në total në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani – fqinjët në kufi me Ukrainën.
  • Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson i tha BBC-së se Ukraina mund “me siguri ta fitojë” luftën, por Putini nuk duket i interesuar për të ndjekur paqen.
  • Në fushat e betejës, një anije ruse zbarkuese u pretendua se u shkatërrua në qytetin port të okupuar të Berdyansk të enjten, thanë zyrtarët ukrainas.