"Dy drejtorë vodhën shtëpinë e yllit të Realit", reagon njëri prej tyre
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të bujshëm një ditë më parë ku ka thënë se dy drejtorë të emëruar nga qeveria e Edi Ramës janë në burg në Spanjë pasi akuzohen për vjedhje.

Sipas denoncimit të bërë publik nga Berisha, dy drejtorët në fjalë akuzohen për vjedhjen e shtëpisë së yllit të Real Madridit, Karim Benzema.

Denoncimi bën fjalë për drejtori e Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani, dhe përgjegjësin e Pallatit të Kulturës, Dritan Paja.

Ndërsa Dritan Paja, përgjegjës i Pallatit të Kulturës në Kurbin, rrëzon të gjithë atë që është publikuar në faqen e ish-Kryeministrit, vetëm me faktin se nuk ka qenë asnjë herë në Spanjë.

“E kam ëndërr që të shkoj në Barcelonë, nuk kam qenë kurrë në Spanjë. S’dua të merrem aspak me ëndrrat që ka parë qytetari dixhital e aq më pak me ish-Kryeministri. Fakti që nuk kam qenë kurrë në Spanjë mund të vërtetohet fare lehtë nga sistemi TIM-s. Kam 8 vite në këtë pozicion pune që jam dhe jam përpjekur që të jap më të mirën për kulturën dhe artin në zonën tonë”, thotë Paja, duke shtuar se e gjitha i duket si një sulm politik. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori