Dy burra në Burrel bien nga çatia dhe përfundojnë në spital
Pëlqej
Dy burra, që kanë qenë duke punuar për riparimin e çatisë së shtëpisë së tyre, kanë rënë nga lartësia dhe kanë përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pjetër Budi", Burrel.

Komisariati i Policisë Mat:

Më datë 19. 07. 2018, në orën 14:30, në lagjenPjetër Budi”, Burrel, duke punuar, për të rregulluar çatinë e banesës së tij, kanë rrëshqitur shtetasit B. R., dhe E. R., vjeç 50 e 54, banues Burrel e Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2018, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori