Dy apartamente dhe makinë luksoze, a e dini sa e pasur është Grida Duma?
Pëlqej
Grida Duma është një ndër deputetet më të reja në Kuvendin e Shqipërisë.

Pavarësisht se ajo është angazhuar prej shumë kohësh në strukturat e PD-së, Duma u fut për herë të parë në listën për deputet nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Por sa e pasur është Grida Duma?

Deputetja e Partisë Demokratike Duma, deklaron apartament banimi në Tiranë, me sipërfaqe 152 m2, me vlerë 90 mijë euro.

Deputetja e PD deklaron edhe një apartament në Durrës me vlerë 72 mijë euro, por kontrata e pronësisë së kësaj pasurie të paluajtshme është në proces gjyqësor.

Ajo ka një makinë Chevrolet Captiva, me vlerë 33 mijë euro, blerë sipas saj me të ardhurat nga paga.

Deputetja deklaron një tjetër makinë me vlerë 15 mijë euro, të cilën e ka blerë me të ardhurat nga shitja e një apartamenti. /albeu.com/


Shtuar më 24/11/2017, ora 08:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori