Dy anëtarët e rinj të Gjykatës
Kushtetuese, zoti Besnik Imeraj dhe zoti Gani
Dizdari, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bujar
Nishani e të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë pak ditë më parë, u betuan sot para Kreut të Shtetit.
Pas leximit të formulës së betimit, nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Idrizi, në të cilën thuhet “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”, gjyqtarët Imeraj dhe
Dizdari u betuan me dorën mbi Kushtetutë dhe para Presidentit
Nishani, për të firmosur më pas dokumentin e betimit.
Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti
Nishani u uroi suksese në detyrën e lartë
kushtetuese dy anëtarëve të Gjykatës
Kushtetuese.
Shtuar më 08/04/2013,
ora 13:05