Dy aksidente rrugore ne Lezhe
Albeu.com
Mbrëmjen e të enjtes në Lezhë kanë ndodhur dy aksidente rrugore me pasoja të rënda. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin Blinisht-Fisht, rrugë rurale, ku një motoçikletë ka humbur kontrollin pasi ka rrëshqitur dhe nga kjo ka gjetur vdekjen një 35 vjeçar.
Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet me targa të huaja ka përplasur një fëmije 6 vjeçar teksa po kalonte rrugën.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa drejtuesi i mjetit ka bërë të mundur marrjen nga vendi i ngjarjes të fëmijës dhe dërgimin e tij për në spitalin rajonal të Lezhës, ku policia ka bërë shoqërimin e tij. Fëmija është jashtë rrezikut për jetën. (tch)
Shtuar më 09/07/2010, ora 11:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori