Dy aksidente ne Elbasan, 2 te vdekur dhe 5 te plagosur
Albeu.com
Në orët e mbrëmjes së kësaj fundjave në rrugët e qarkut të Elbasanit u rregjistruan dy aksidente automobilistike me një bilanc tragjik. Dy shtetas humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën të dëmtuar rëndë.Sipas policisë aksidenti i parë u rregjistrua rreth orës 18 në aksin Elbasan -Cërrik në vendin e quajtur "Tek Pishat" ku janë përplasur midis tyre autoveturat me targa TR 84 44 L dhe EL 24 23 B. Në këtë aksident humbi jetën shtetasi Refat Dyrma 70 vjeç dhe dy të tjerë përkatësisht Eduard Dyrma 38 vjeç dhe Sulejman Debrova 38 vjeç mbetën të dëmtuar rëndë. Ndërkohë që pak minuta më vonë në aksin e rrugës Elbasan- Librazhd në vendin e quajtur Labinot Fushë u përplasën midis tyre një kamion me dy autovetura dhe një karrovë. Ndërsa autovetura me targa të huaja angleze dhe nëj tjetër përfundun jashtë rruge dy të tjerat u shkatërruan pjesërisht. Sipas policisë në këtë aksident tre shtetas përkatësisht Esat Duraku dhe vëllai i tij Avni Duraku 22 e 20 vjeç dhe Osman Qosja 57 vjeç mbetën të dëmtuar mjaft rëndë. Të gjithë të dëmtuarit kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spital por sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Shtuar më 17/01/2010, ora 04:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori