Durrsaku tregon pse vrau gruan: Dyshoja se më tradhtonte me pronarin
"Dyshoja se bashkëshortja më tradhtonte me pronarin e rrobaqepësisë ku punonte.

Ky ishte shkaku, për të cilin nisi konflikti mbrëmjen e ngjarjes"

Kështu është shprehur dje 42- vjeçari Çlirim Shaholli para togave të zeza për vrasjen e bashkëshortes së tij, Ardjana Shaholli, para se Gjykata të vendoste masën e sigurisë me burg pa afat ndaj tij.

Babai i gjashtë fëmijëve ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka shprehur pendesë për veprimin e rëndë.

"I kërkova të më thoshte të vërtetën. Aty situata u përkeqësua. Nisëm të debatonim. Ajo me kërkonte llogari përse nuk punoja. Më ofendoi duke më thënë se je i padobishëm.

Aty m’u errësuan sytë dhe u kapëm fytazi të dy. Ajo më shtyu mua dhe unë e shtyva atë. Ra në tokë. E kapa prej flokësh dhe ia përplasa pesë-gjashtë herë kokën në çimento, derisa ra pa ndjenja"- ka deklaruar ai ndër të tjera në polici. /albeu.com/


Shtuar më 12/06/2018, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori