Policia e Durrësit bën më dije se ka nisur ndjekjen
penale në gjendje të lirë të një gruaje me vendbanim në Tiranë, me akuzën për “Mashtrim”.
Mësohet se ndjekja
penale vjen pas denoncimit të një shtetasi 49 vjeçar i identifikuar me iniciale I.S.
Burri ka rrëfyer në polici se gruaja që në vitin 2007, i ka marrë me mirëbesim 38 400 euro me qëllim për të blerë një
shtëpi.
Pas 10 vitesh, 49-vjeçari nuk ka marrë mbrapsht as paratë dhe as
shtëpi ndaj ka denoncuar gruan në Policinë e Durrësit, e cila ka nisur ndjekjen
penale ndaj 55-vjeçares nga Tirana.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë
Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases:
• V.H. 55 vjeçe, banuese në Tiranë.
Shtetësia e mësipërme, që në vitin 2007, i ka marrë me mirëbesim 38 400 € shtetasit I.S. 49 vjeç, banues në
Durrës, me qëllim për të blerë një
shtëpi.
Shtetasi I.S. ka bërë kallëzim më datë 26.01.2017, pasi nuk ka marrë as banesën dhe as nuk paratë që i ka dhënë shtetases V.H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Durrës për veprime të mëtejshme për veprën
penale “Mashtrimi”. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017,
ora 11:03