Durrsakët bëjnë për spital kanadezin që tentoi të përdhunonte një 13 vjeçare
foto ilustruese
Aventura e një 50 vjeçari kanadez që kishte ardhur për pushime në Durrës ka përfunduar shumë keq pasi tentoi që të përdhunonte një vajzë të mitur, e cila edhe ajo ishte turiste nga Hungaria.

Mësohet se shtetasi i ndaluar tashmë i kishte kërkuar vajzës t’i tregonte se ku ndodhej vendi që ai do të shkonte, duke qenë se ajo dinte të fliste anglisht. Pasi qëndruan për disa minuta bashkë, ai i kishte kërkuar ta shoqëronte deri tek një apartament, sepse druante se mund të humbte rrugën. Me shumë mirësjellje, vajza 13-vjeçare e ka shoqëruar deri pranë apartamentit që ndodhet në një nga pallatet e zonës së plazhit të Durrësit, raporton Panorama.

Por, në momentin që kishin mbërritur pranë këtij pallati (që është edhe zonë disi e fshehur), 50- vjeçari Robert Hedorson i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti. Në momentinvajza ka refuzuar të ngjitej bashkë me 50-vjeçari">50-vjeçari në apartament, ai e ka kapur për dore duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit.

Në këtë moment, vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihmë. Për fatin e saj të mirë, aty pranë ndodheshin disa banorë të zonës, të cilët janë afruar për t’i dhënë ndihmë vajzës së mitur. Ndërkohë, nga ana tjetër, 50-vjeçari">50-vjeçari ka tentuar të largohej me shpejtësi.

Banorët, të shumtë në numër, e kanë kapur dhe më pas kanë ushtruar dhunë mbi turistin kanadez. Më pas, ata lajmëruan Policinë, e cila në pak minuta bëri të mundur ndalimin e 50-vjeçarit, i cili më pas u mor në pyetje në Komisariatin e Policisë Durrës.

Policia ka vënë në dijeni edhe ambasadën kanadeze, me qëllim marrjen e informacioneve rreth personalitetit dhe së shkuarës së tij, detaje që do të ndihmojnë në hetimin e rrethanave të ngjarjes pasi turisti pretendon se nuk ka kryer asnjë veprim kundër vullnetit të vajzës së mitur.

Ndërkohë, kanadezi i arrestuar deklaron se veprimi i tij u keqkuptua. “Nuk është absolutisht e vërtetë. Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion, e falënderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentinvajza bërtiti, u afruan disa qytetarë dhe më goditën”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 50-vjeçari">50-vjeçari, Hedorson.

Ndërkohë, vajza nga Hungaria është marrë gjithashtu në pyetje në prani edhe të një psikologu. Ajo ka pohuar se 50-vjeçari">50-vjeçari ka tentuar ta fuste forcërisht në apartamentin që kishte marrë me qira në zonën e plazhit në Durrës. Mësohet se shtetasi kanadez qëndronte prej disa kohësh në qytetin e Durrësit për pushime.
Shtuar më 18/04/2019, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori