DURRËS/ Nuk siguronte punonjësit, pranga administratorit të firmës së këpucëve
Blutë e Durrësit kanë prangosur administratorin e një firme këpucësh në këtë qytet, pasi një punonjëse e kësaj kompanie, e cila ishte e pasiguruar, është lënduar.

Bardhyl Murati, 61 vjeç, banues në Durrës, drejtues administrativ është arrestuar pasi nuk ka paraqitur asnjë akt apo dokument që lidhet me sigurinë në punë të punonjësve. Shtetasja G.Gj., 19 vjeçe ndodhet në Spitalin "Nënë Tereza", jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2016, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori