Durrës/ Kërcënohet dhe merret peng një i ri
Një i ri është marrë peng ditën e djeshme në Durrës, ndërsa një person është vënë në pranga e një tjetër në kërkim.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar një të ri nga Tirana dhe kanë shpallur një durrsak në lidhje me këtë ngjarje.
Një ditë më parë, oficerët e krimeve në Komisariatin numër 3 në Tiranë, kanë arrestuar 35-vjeçarin me inicialet A. U, shkruan Syri.net.

Ndërkaq është duke u punuar për kapjen e 34-vjeçarit me inicialet E. M., nga Durrësit.

Këta dy persona akuzohen se dy ditë më parë në Xhafzotaj të Durrësit kanë kërcënuar dhe më pas marrë me forcë duke i hequr lirinë 22-vjeçarit me inicialet K. K, banues në Durrës.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por dyshohet një borxh. Burimet policore thanë se pasi është liruar, i riu ka bërë denoncimin duke identifikuar edhe dy pengmarrësit e tij. /Albeu.com/
Shtuar më 08/01/2017, ora 18:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori