Epike, reagimi i aktores kur Smith goditi me shpullë komedianin, shpërthejnë memet (FOTO LAJM)

Të gjithë kanë mbetur pa fjalë nga reagimi i papritur i Will Smith ndaj batutës së Chris Rock për bashkëshorten e tij, gjatë ceremonisë së ndarjeve të Çmimeve Oscars.

Pasi komediani i njohur komentoi flokët e gruas së Smith, ky i fundit shkoi në skenë dhe e goditi me shpullë.

Mediat e huaja kanë kapur momentin se si kanë reaguar të pranishmit nga ky veprim i aktorit të famshëm. Reagimi më epik është ai i aktores së famshme, Nicole Kidman.

Madje mimika e saj tashmë është kthyer në meme. Në fotot e publikuara në mediat e huaja, 54-vjeçarja shfaqet e habitur dhe e tronditur, e për këtë arsye është bërë menjëherë virale në rrjet.

Të shumtë ishin fansat që komentuan se reagimi i saj ishte universal.

“Nicole Kidman duhet të fitojë Oscarin për reagimin më të mirë ndaj Will Smith që godet me shuplakë Chris Rock”, shkroi një ndjekës në platformën sociale “Twitter”.

“Kidman duke reaguar ndaj incidentit të Chris Rock dhe Ëill Smith në #Oscars. LINDI NJË MEME E RE”, shtoi një tjetër.

Pas incidentit befasues, #whatjusthappened’ filloi të bëhet trend në “Twitter”, me një person që komentoi: “Të gjithë ishim Nicole Kidman në atë moment”.


Shtuar 28.03.2022 15:44