“Ai momenti kur të bërtet gjermani”, Rama nga Berlini: Kujtova se më shau gjermanisht raca ime (FOTO LAJM)

Pas vizitës në Bashkinë e Berlinit, Rama u takua me një simpatizant të veprave të tij të artit, të cilit i dha një autograf.

“Ai momenti kur të bërtet gjermani nga larg dhe ti kujton se po të shan ndonjë i racës tënde????”, shkruan Rama krahas fotografive.

Rama e ndau momentin në Berlin në faqen e tij në Facebook.

Kujtojmë se kryeministri ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, vizita e parë, pas zgjedhjes së Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz./albeu.com/


Shtuar 11.04.2022 17:00