Durrësi pronotohet nga nordikët, ka nevojë për shërbime
Sot u çel sezoni turistik në Vlorë po në anën tjetër Durrësi ka rezervuar shumë turistë të huaj.

Pjesa më e madhe e hoteleve në Durrës janë pronotuar përsa i përket periudhës korrik-gusht.

Ata që do të dominojnë këtë vit janë turistët nga Izraeli.

Menaxherët e resorteve thonë se dhomat e hoteleve janë prenotuar kryesisht nga pushues nordikë.

Menaxherët kërkojnë që shteti t`i kushtojë më shumë vëmendje përmirësimit të infrastrukturës.

Durrës, risi këtë vit janë turistët nga Lindja e Mesme. Ata vlerësojnë natyrën shqiptare, por thonë se ka ende vend për përmirësime.

“Duhet të mësojnë më shumë. Hoteli është shumë larg nga qyteti, por ne jemi të kënaqur".

"Shqipëria është vend i këndshëm, tani nis sezoni dhe duhen më shumë shërbime”.

Durrës por edhe në qytetet e jugut të vendit turistët polakë janë ata që dominojnë në prenotime.
Shtuar më 19/05/2019, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori