Durres, vritet me arme nje pronar lokali
Albeu.com
Një tjetër biznesmen ka rënë pre e grupeve kriminale në vend. Vrasja e radhës ku viktimë është një pronar lokali, ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit, njofton Gazeta Start.Viktima është shtetasit Agim Seçi 50-vjeç me origjinë nga Tropoja, pronar i lokal “Diaspora” në Durrës.

Policia ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur pas një sherri që kishte të bënte me humbjen e një celulari. Autori pasi ka debatuar me viktimën e ka qëlluar atë në bark duke i shkaktuar vdekjen.

Krimi ndodhi rreth orës 04:00 të ditës së sotme, ndërkohë që burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se autori i vrasjes dyshohet të jetë shtetasi Shpëtim Mema 32 vjeç nga Shijaku i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Shtuar më 20/07/2010, ora 09:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori