Durrës, vijon fluksi i ardhjes së emigrantëve
Muaji gusht shënon numrin më të madh të hyrje-daljeve në pikat kufitare ndërsa fluksi emigrantëve të cilët hyjnë nëpërmjet portit të Durrësit vazhdon të jetë i madh.


Sipas burimeve portuale mesatarisht rreth 5 mijë pasagjerë në ditë dhe rreth 6 mijë në fundjavë zbarkojnë përmes këtij porti, në terminalin e ri të pasagjereve. Pjesa dërmuese e tyre janë emigrantë nga Shqipëria të punësuar në Itali, apo vende të tjera të perëndimit, ndërsa pjesa tjetër janë shtetas shqiptar nga Kosova që kalojnë tranzit përmes Shqipërisë, e fare i vogël është numri i turistëve të huaj që vijnë për pushime në vendin tonë. /albeu.com/


Shtuar më 09/08/2012, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori