Durres, vetvritet pasi plagos fqinjin
Albeu.com
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit ku një person pasi ka plagosur fqinjin e tij me armë ka qëlluar edhe veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Ish-Kënetës në Durrës ku shtetasi Muhamet Tushku 55 vjeç pas ...... një grindje të çastit me fqinjin e tij A. Zaimi 35 vjeç e ka qëlluar këtë të fundit me armë duke e plagosur në shpatull. Menjëherë autori ka marrë makinën e djalit të tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas në vendin e quajtur "Kodra e Rrushbuallit" ka qëlluar edhe veten duke vdekur në vend.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkaur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet.
Shtuar më 03/05/2010, ora 22:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori