Durrës, prangosen 9 kontrollorë teknikë
Nëntë persona kanë përfunduar në pranga për marrje ryshfeti ne kembim te kolaudimeve fiktive te automjeteve. Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar "Kolaudimi 2" në kuadër të të cilit u arrestuan 9 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, të kompanisë
së kontrollit teknik të automjeteve "SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, si dhe agjentë të kompanive të sigurimeve.

Nën akuzën e kryerjes së veprave penale të "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike", "ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", si dhe "falsifikimit të dokumenteve dhe formularëve" u arrestuan shtetasit:

1. Eugen Muharrem Gjyzeli, vjeç 39, banues në Shijak Durrës, me detyrë Administrator i Sistemit Informatik në Drejtorinë Rajonale të
Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës.

2. Albert Ruzhdi Saraçi, vjeç 24, banues në Gosë e Madhe Kavajë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

3. Lipion Kastriot Goci, vjeç 24, banues në Krujë, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë kompanisë SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

4. Artur Naim Xhepmeta, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë Inxhinier Mekanik pranë firmës SGS AUTOMOTIVE ALBANIA, Dega Durrës.

5. Idriz Qazim Hoxha, vjeç 20, banues në Kavajë, agjent i kompanisë së sigurimeve "ATLANTIK" në Durrës.

6. Indrit Zeqir Dervishi, vjeç 41, banues në Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve "ATLANTIK" në Durrës.

7. Arben Mark Ndreka, vjeç 41, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve "INTERALBANIA" në Durrës.

8. Ilir Asqeri Nelaj, vjeç 36, banues në Durrës, agjent në Agjencinë e Sigurimeve "INTERALBANIA" në Durrës.

9. Enri Qazim Dervishi, vjeç 24, banues në Shijak Durrës, agjent i Shoqërisë së Sigurimeve "ATLANTIK" në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pas një hetimi intensiv 4 mujor të strukturave të Drejtorisë së kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Korrupsionit në Durrës.

Gjatë ecurisë së këtij hetimi rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në këmbim të kryerjes së procedurave të regjistrimit, kontrollit fizik dhe teknik të mjeteve, merrnin shuma të ndryshme parash, me qëllim përshpejtimin e procedurave si dhe plotësimin e dokumentacionit për mjetet pavarësisht se nuk plotësonin kushtet teknike.

Bazuar në provat e grumbullua në ngarkim të tyre Gjykata e rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për këta
shtetas.

Ndërkohë për shtetasin Bruno Rushdi Shazivari, vjeç 28, banues në Durrës, me detyrë Inspektori Kontrollit në Rrugë në Drejtorinë
Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Gjykata ka vendosur si masë pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të tij.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Njësisë së Përbashkët Hetimore kundër Krimit Ekonomik e Korrupsionit në Durrës, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Në kuadër të këtij hetimi, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë emundur dhe zbardhja e një tjetër aktiviteti kriminal në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit, ku i përfshirë rezultoi të ishte shtetasi Idriz Qazim Hoxha, që po hetohej për korrupsion. /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2012, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori