Durrës, plagoset pranë banesës së tij polici
Pëlqej
Një polic burgjesh është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në orët e para të mëngjesit në Durrës. Polici, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plumb në këmbë, aktualisht gjendet në reanimacion. Nga të dhënat e para dyshohet se i plagosuri është thirrur nga një person e më pas është qëlluar me armë zjarri. Autori i plagosjes nuk është identifikuar ende. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori