Durrës, operacione blic të policisë
Ndonëse fundjavë, nuk ka rezultuar një ditë pushimi për policinë e Durrësit, e cila ka ndërmarrë një sërë operacionesh, të cilat janë shoqëruar dhe me arrestime. Operacionet, të cilat kanë filluar mbrëmjen e së shtunës dhe vijojnë edhe në këto momente, janë përqendruar në Sukth, ku janë gjetur armë dhe lëndë narkotike.

operacione marrin pjesë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA, ndërsa raportohet se ka pasur të arrestuar për armëmbajtje pa leje e drogë si dhe persona të kërkuar nga drejtësia për vepra të tjera penale.

Ndërkaq pritet një konferencë për shtyp nga ana e policisë, e cila do të zbardhë dhe detajet e këtyre operacioneve. /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2012, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori