Olta Boka zbulon sekretin e Festivalit të RTSH: Triumfi rritej brenda meje (FOTO&VIDEO)

Pak ditë më parë Olta Boka surprizoi ndjekësit me lajmin se do të bëhej nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri, Ivi Rrokaj, do të bëhen prindër të një vogëlusheje që vetëm disa ditë e ndajnë nga ardhja në jetë.

Olta e ka shijuar në fshehtësi pritjen e ëmbël dhe vetëm së fundmi ka dashur që këtë gëzim të madh ta ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.

Mirëpo, e dinit se Olta ka qenë shtatzënë edhe kur ka performuar në “Festivalin e RTSH-së”?

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja, duke treguar se për herë të parë ka ndjerë se nuk është vetëm në skenë dhe se kjo ishte ndjesia më e bukur!

“Bote per 2 🤰🏼

Ne dhjetorin qe lame pas, une per here te pare ne jeten time, nuk ndihesha vetem ne skene. Asnje se dinte asokohe, por te dija qe kendoja ne skene me dhuraten me te bukur qe mund te me dergonte Zoti, me mbushi me emocionin me te madh qe mund te kisha perjetuar ndonjehere. Nuk luftoja per kupe sepse tashme triumfi rritej brenda meje! 🤰🏼”- ka shkruar këngëtarja.


Shtuar 19.06.2020 07:02