Durrës: Kontrabandonin naftë, arrestohen 7 persona
Dy doganierë dhe 5 persona të tjerë kanë rënë nën prangat e Policisë së Durrësit, nga një operacion i bërë nga blutë e këtij qyteti.

Sipas burimeve të policisë arrestimi i tyre ishtë bërë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer kontrabandë mallrash dhe nafte.

Burime nga policia bëjnë me dije se, pas një hetimi disa mujor të sektorit kundra krimit ekonomik në policinë e Durrësit u bë i mundur arrestimi i tre doganierëve Ylli Troplini, Artur Mustafa dhe Klodjan Sullhani.

Në prangat e policisë gjatë këtij operacioni kanë rënë edhe Selman Doci, Laurent Beka, Afrim Meçe, Pëllumb Metollari të cilët janë punonjës të disa prej subjekteve tregtare në fushën e karburantëve.

Akuza e ngritur ndaj tyre është ajo për kontrabandë mallrash dhe karburanti, ndërkohë që kanë nisur hetimet për verifikimin se nëse ka persona të tjerë të përfshirë në kontrabandë./albeu.com/

Shtuar më 06/11/2011, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori