Durrës, grabitet një pikë bastesh nga dy të armatosur
Mbrëmjen e djeshme, në Durrës është grabitur një pikë bastesh nga dy persona të armatosur.

Uniformat blu bëjnë me dije se autorët kanë marrë 100 mijë lekë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 në sektorin Iliria, ndërsa lidhur me këtë grabitje, policia ka sekuestruar kamerat e pikës së basteve.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/




Shtuar më 09/01/2015, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori