Gjendet një varkë e cila dyshohet se i përket peshkatarëve të zhdukur
Policia kufitare në Durrës ka gjetur mesditën e sotme një varkë, e cila dyshohet se i përket peshkatarëve të zhdukur që ditën e djeshme.

Bëhet fjalë për peshkatarët Avni Shahinaj dhe Bekim Maçinaj, për të cilët ende nuk dihet fati i tyre.

Aktualisht policia kufitare po tërheq drejt bregut varkën e braktisur, ndërsa në të nuk ndodhet asnjë person. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori