Durrës, gjenden të vdekur burrë e grua
Burrë e grua gjenden të vdekur në banesë në Durrës. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë të cilat thanë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Durrësit ku çifti Dedë dhe Marte Malndrea përkatësisht 54 dhe 52 vjeç janë gjetur të vrarë me armë në banesën e tyre.

Policia ka dyshime se ka qenë pikërisht bashkëshorti, shtetasi Dedë Malndrea ai që ka vrarë me armë gruan dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Çifti i viktimave mësohet se kishte ardhur nga Mirdita dhe jetonte në Durrës.

Policia tha se po vazhdon hetimet për këtë ngjarje të rëndë.
Shtuar më 25/01/2011, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori