Durrës/ Furra e bukës që nuk u mbyll, puna nuk u ndal asnjë ditë pas tërmetit
Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Mirel Muka, ka furrën e bukës ngjitur me ish-hotel Tropikal në Durrës dhe nuk e ka mbyllur atë për asnjë moment pas tërmetit.

Pas tërmetit aj u ka thënë punëtorëve të largohen pasi njëri nga punëtorët Esat Dragoi rrezikoi jetën.

Ndërkohë pas tërmetit ai hapi furrën dhe ju ofroi bukë banorëve dhe punonjësve që punojnë ngjitur me godinat e shembura.

“Kjo punë është mision dhe ato ditë duhet të bëja të pamundurën. Pamë tmerrin ato ditë e përjetuam keq megjithëse bëra të fortin. I largova punonjësit dhe i ndihmova aq sa munda ata që kishin nevojë , kush nuk mundej u jepja dhe pa lekë bukët. Unë kam jetuar 18 vjet në Zakynthos dhe atje tërmetet janë të shpeshta, po nuk pasur ndonjëherë dëmtime si këtu”./TCH
Shtuar më 05/12/2019, ora 23:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori