Durrës, Berisha në inaugurimin e një ujësjellësi në zonën e plazhit
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka vlerësuar investimet e bëra gjatë viteve të qeverisjes së tij duke theksuar se ka investuar mbi 500 mln dollarë në ujësjellësa, ndërkohë që janë 60 projekte të financuara për kanalizimet e vendit.

Gjatë inaugurimit të një ujësjellësi në zonën e plazhit në Durrës, Berisha deklaroi se investimi prej 1 mln euro, siguron furnizim me ujë për 3.000 familje. "Ne flasim dhe do flasim për vendet e punës. Rilindja e tyre është rilindja e bllokut”,- tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2012, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori