Durres, arrestohet 35-vjeçari per tregetim droge
Albeu.com
Policia e qarkut të Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 35-vjeçari i cili tregëtonte lëndë narkotike. Burimet nga policia e Durrësit bëjnë me dije se gjatë një operacionit të ndërmarrë nga Seksioni Kundër Narkotikëve pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arjan Rapi, 35 vjeç pasi u kap në flagrancë gjatë kohës kur po tregëtonte lëndë narkotike në lagjen 17 në Durrës.Gjatë kontrollit personal, shtetasit në fjalë iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, e ndarë në 6 doza, gati për shitje. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së tij u sekuestruan disa prova materiale si 1 pistoletë model 54 së bashku me një krëhër me 12 copë fishekë, shumat prej 200 Euro dhe 32.000 lekë, 1 maskë dhe 1 peshore elektronike. Ndërkohë materialet në ngarkimi të 35-vjeçarit Arjan Rapi i kanë kalaur prokurorisë së Durrësit për veprën penale të” prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike” dhe ‘mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
Shtuar më 30/07/2010, ora 18:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori