Durrës, 70-vjeçarit i ngec bidoni në vrimën anale
Një i moshuar 70- vjeçar ka mbërritur me urgjencë në spitalin e Durrësit pasi kishte dhimbje të forta. Sipas GSH, të moshuarit L.T i kishte ngecur një shishe plastike në vrimën anale.


Djali i tij më tha që i ka hyrë diçka nga poshtë dhe i varet edhe një litar, gjë që e ndihmon për ta nxjerrë më lehtë. Në këtë situatë që më përshkroi i biri, unë e mora të moshuarin, i cili ishte me dhimbje të forta dhe e futa në sallën e reanimacionit ku ka dhoma vizite të veçanta. Ishte rast i rëndë dhe urgjent, që patjetër duhej të ndërhyhej. E vizitova nga poshtë pasi vendosa dorezat e gjata dhe vura re që nga vrima anale i varej një si litar, si rrip i gjatë. I moshuari më tha që ngjarja i kishte ndodhur në tualetin e shtëpisë. Nuk mund të them se si kishte ndodhur, për më tepër që djali i tij pak fliste, ndërsa i moshuari vuante shumë.Ishte rast i rëndë dhe shumë i rrezikshëm, isha vetëm për vetëm me pacientin dhe ai kishte shumë dhimbje. I bëra të gjitha vizitat e duhura. Futa tre gishta me shumë vështirësi.Konstatova një shishe plastike, fundin e saj. Sa një bidon 1.5 litra. Janë dhëmbëzat e fundit të bidonit që më kërcisnin në dorë. Siç duket ishin bërë përpjekje për ta nxjerrë bidonin, dhe mund të ishte prerë apo këputur që kishte dhëmbëza. Sepse ishte futur nga ana e tapës nga gryka e ngushtë. Unë fundin e bidonit preka me dorë. Bidoni kërciste, doja ta hiqja por ishte e pamundur.Në pamundësi për ta hequr pa ndërhyrje kirurgjikale edhe familjarët vendosën që ta dërgonin për operacion në Tiranë,” thotë Domi.
Shtuar më 09/09/2013, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori