Makina “fluturon” në ajër motoristin dhe pasagjerin e tij në Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Ndroq, ku një automjet është përplasur me një motor në të cilin po bashkëudhëtonin shtetasit D.Gj., rreth 42 vjeç, shofer i motorit dhe shtetasi V.M., rreth 36 vjeç, pasagjer.

Të aksidentuarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 19.09.2020, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Plepa-Ndroq, në Pjezë, një mjet me drejtues shtetasin A.K., është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin D.Gj., rreth 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin V.M., rreth 36 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 19.09.2020 17:10