Duma sulmon Ramën: 537 milionë lekë do harxhojë për ngrohjen në Kryeministri
Pëlqej
PD me anë të Grida Dumës është ndalur sot të shpenzimet e kryeministrit Rama, duke bërë një krahasim me mireqënien e qytetarëve. Duke u ndalur tek shifrat, ajo bëri me dije se këtë vit, plot 537 milionë lekë do harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri. Sipas saj, prioritet i Ramës mbetet luksi dhe se ai jep shfaqje me shtab emergjence nga zyra e tij e ngrohtë.

"537 milionë lekë do harxhojë Edi Rama për ngrohjen e tij në Kryeministri, këtë vit. Në fakt, këto 537 milionë lekë janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 13 miliardë lekë që Edi Rama do shpenzojë për vete dhe godinën e Kryeministrisë të cilën e ka kthyer në pallat argëtimi.

Prioriteti kryesor i Edi Ramës është luksi për vete. Mirëqenia e njerëzve nuk ka rëndësi për të. Prandaj shkollat nuk kanë ngrohje dhe janë mbyllur, sepse Edi Rama harxhon për ngrohjen e zyrës së tij më shumë se për ngrohjen e të gjitha shkollave të Shqipërisë.

Prandaj njerëzit po vdesin nga të ftohtit, sepse Edi Rama është ngrohtë në zyrën e tij. Ndërsa pushteti lokal mezi po përballon situatën me burimet e veta, Edi Rama jep shfaqje me shtab emergjence nga zyra e tij e ngrohtë.

Ndërkohë njerëzit po e përballojnë vetë të ftohtit, po përballojnë vetë koston e mbajtjes së fëmijëve në shtëpi dhe mbajtjes ngrohtë të shtëpive për fëmijët.

Edi Rama nuk mendon për njerëzit, ndaj, së bashku duhet ta ndryshojmë qeverinë nga qeveri e Edi Ramës në qeveri të njerëzve. /albeu.com/




Shtuar më 10/01/2017, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori