Duma: Rama i jep 6 milionë lekë në ditë djalit të Vali Leskajt
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, tha se OSHEE është burimi i stresit për qytetarët shqiptarë. Sipas Partisë Demokratike drejtori i OSHEE-së i ka dhënë para djalit tjetër të nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj.

"Pikërisht nga paratë e gjakut të shqiptarëve të mbledhura me dhunë e me kërbaç, me burg, kryehajduti i Edi Ramës, Ardian Çela, i jep paratë paratë e të pamundurve djalit tjetër të zonjës Leskaj, për mirë trajtimin ndaj stresit, për punonjësit e OSHEE. 700 milionë lekë merr djali i deputetes, i nënkryetares së Kuvendit, për të trajtuar stresin e OSHEE, ndërkohë që kjo bandë e Edi Ramës shkaktoi tronditje e dramë tek mijëra familje, tek mijëra të pamundur, duke i lënë në errësirë, duke i dërguar në burgje duke u marrë dhe jetën nga arroganca e trajtimi çnjerëzor", tha Duma.

Ju kujtojmë se për zonjën Leskaj ka një kërkesë në Kuvend për mbarimin e mandatit, pasi djali tjetër i saj ka marrë hekurudhën Ballsh­Fier­Vlorë për 25 vjet, dhe kjo e bën mandatin e deputetes së Ramës të pavlefshëm, sipas Kushtetutës.

E keni dëgjuar Edi Ramën që thotë shtet, shtet, po bëjmë shtet.
Ky pra është shteti i Edi Ramës, shteti më i korruptuar në ballkan, më i pamëshirshëm i ngritur nga kryeministri më i korruptuar në Ballkan. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2015, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori